Nis takimi i kryesisë së LDK-së, s’ka kandidat konsensual për kryetar të partisë

Anëtarët e Kryesisë së LDK-së janë mbledhur sot në selinë e kësaj partie.

Lajme

01/08/2019 13:41

Mbledhja është thirrur nga kryetari i partisë, Isa Mustafa para Kuvendit Zgjedhor që do të mbahet më 3 gusht, shkruan lajmi.net.

Ani pse në media është raportuar se takimi i sotëm pritet të jetë vendimtar për kandidatin konsensual për kryetar, një gjë e tillë është demantuar nga zyrtarët e LDK-së.

Besian Mustafa zëdhënës i LDK-së, ka thënë për lajmi.net se sot nuk do të ketë diskutime për kandidatura.

Ai ka thënë se në këtë takim do të disktutohen vetëm çështje teknike.

“Sot do të diskutohet vetëm për çështje teknike, protokolli e agjenda. Sa i përket kandidaturave ato vetëm me 3 gusht do të shpalosen”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Kësisoj, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka arritur të gjejë kandidatin konsensual të partisë.

Si emra më të përfolur janë ai i Agim Veliut e Lutfi Hazirit, ndërkaq që Isa Mustafa sipas deklaratave e raportimeve të ndryshme pritet të qëndrojë jashtë garës. /Lajmi.net/