Nis takimi i Abdixhikut me presidenten Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritur tanimë tek Presidenca eKosovës. Abdixhiku ka nisur takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Takimi me Abdixhikun është i treti me radhë për Osmanin sot, pasi takoi kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, të parin e PDK-së, Memli Krasniqin. Pas takimit me Abdixhikun, presidentja do të…

Lajme

02/07/2025 15:03

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritur tanimë tek Presidenca eKosovës.

Abdixhiku ka nisur takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi me Abdixhikun është i treti me radhë për Osmanin sot, pasi takoi kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, të parin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Pas takimit me Abdixhikun, presidentja do të takohet në fund edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Këto takime u thirën nga presidnetja Osmani për shkak të ngërcit politik e institucional në vend.

Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se brenda 30 ditëve deputetët duhet konstituuar Kuvendin , derisa pritet që ditët në vazhdim të sjellin ndonjë ndryshim të mundshëm sa i përket kësaj çështje./Lajmi.net/