Nis sot gjysmëvjetori i dytë në shkolla, me përjashtim të disa komunave

Si pasojë e motit të pafavorshëm, reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, disa komuna të Kosovës kanë vendosur të shtyjnë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026. Vendime për vonimin e fillimit të mësimit kanë marrë komunat e Malishevës, Drenasit dhe Fushë Kosovës. Në Malishevë, Komuna ka njoftuar…

Lajme

12/01/2026 09:07

Si pasojë e motit të pafavorshëm, reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, disa komuna të Kosovës kanë vendosur të shtyjnë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026.

Vendime për vonimin e fillimit të mësimit kanë marrë komunat e Malishevës, Drenasit dhe Fushë Kosovës.

Në Malishevë, Komuna ka njoftuar se mësimi do të rifillojë më 14 janar 2026, për shkak të vështirësive të krijuara nga reshjet dhe përmbytjet, të cilat kanë dëmtuar rrugët dhe kanë vështirësuar qarkullimin.