Nis seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, sillen në gjykatë Murseli, Kokalla e Plava

Të akuzuarit Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava kanë dalë para trupit gjykues në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Nën masa të shtuara të sigurisë tret ë akuzuarit u sollën në sallë. Në seancat e kaluara ka nisur paraqitja e provave dhe shfaqja e video-incizimeve të ditës kritike kur u vra Liridona Ademaj.…

Lajme

29/01/2026 09:41

Të akuzuarit Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava kanë dalë para trupit gjykues në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Nën masa të shtuara të sigurisë tret ë akuzuarit u sollën në sallë.

Në seancat e kaluara ka nisur paraqitja e provave dhe shfaqja e video-incizimeve të ditës kritike kur u vra Liridona Ademaj.

Në Gjykatë shfaqen video-incizimet e ditës kritike kur u vra Liridona Ademaj

Raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale. Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Në mesin e të akuzuarve për këtë krim është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen. Sipas Prokurorisë, Murseli i kishte premtuar Granit Plavës shumën prej 30 mijë euro për ta kryer vrasjen.

I akuzuar tjetër në këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla, i cili dyshohet për përfshirje në organizimin e krimit./Lajmi.net/