Nis seanca ndaj Nagip Krasniqit, dëshmon Beqiraj
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në favor të kompanisë sllovene “HSE”. Në seancën e sotme ka dëshmuar Granit Beqiraj, i cili ka sqaruar disa nga procedurat e ndjekura në vitin 2023. “Me sa mbaj mend, ka qenë maji…
Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në favor të kompanisë sllovene “HSE”.
Në seancën e sotme ka dëshmuar Granit Beqiraj, i cili ka sqaruar disa nga procedurat e ndjekura në vitin 2023.
“Me sa mbaj mend, ka qenë maji i vitit 2023 kur iu është dërguar operatorëve që duhet të dërgojnë një licencë”, ka deklaruar Beqiraj para gjykatës.
Ai shtoi se për këtë çështje ishte formuar edhe një komision i brendshëm.
“Me sa di, është formuar një komision dhe kanë vendosur që ose të sjellin licencë, ose sipas parimit të reciprocitetit, operatorët që nuk i kanë sjellë janë njoftuar për shkëputje të kontratës.”
Seanca pritet të vazhdojë me dëshmitarë të tjerë dhe paraqitjen e provave shtesë nga prokuroria.