​Nis seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Në Departamentin Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës, të cilët ndodhen në arrati. I dyshuari kryesor është Momir Stojanoviq, ish-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës, i cili ka qenë edhe drejtor i Agjencisë Ushtarake dhe të Sigurimit të…

Lajme

16/06/2025 11:28

Në Departamentin Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës, të cilët ndodhen në arrati.

I dyshuari kryesor është Momir Stojanoviq, ish-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës, i cili ka qenë edhe drejtor i Agjencisë Ushtarake dhe të Sigurimit të Serbisë.

Prokuroria Speciale i akuzon të njëjtit për krime lufte kundër popullsisë civile, duke vrarë 370 civilë shqiptarë.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në dhjetor të vitit 2023 ngrehi aktakuzë për masakrën e Mejës, por që më pas u plotësua në prill të vitit 2024.