Nis paraqitja e provave në gjykimin ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve- pamje edhe nga vendi i takimit të Murselit me Plavën

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar seanca e radhës në kudër të rastit të vrasjes së Liridona Ademajt. Në sallën e gjyqit pak më parë janë paraqitur edhe të akuzuarit në këtë rast, të cilët u sollën të prangosur e nën masa të rrepta sigurie. Prokurorja Javorka Perliçenviq ka prezantuar pamje të…

Lajme

22/12/2025 10:06

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar seanca e radhës në kudër të rastit të vrasjes së Liridona Ademajt.

Në sallën e gjyqit pak më parë janë paraqitur edhe të akuzuarit në këtë rast, të cilët u sollën të prangosur e nën masa të rrepta sigurie.

Prokurorja Javorka Perliçenviq ka prezantuar pamje të asaj dite, kur Naim Murseli ka dalë nga shtëpia.

Në këto pamje shihet edhe Liridona Ademaj para shtëpisë në Bërnicë.

“Sot po vazhdojmë me momentet kyçe nga video të incizimit. Do ta lusja shërbimin teknik ta hap follderin e shtëpisë së Naim Murselit të datë 29.11.2023 rreth orës 10:14, ky është momenti kur Naim Murseli del prej shtëpisë dhe hyp në makinën e tij. Kjo është koha kur ditën kritike kur Naim Murseli e ka lëshuar shtëpinë e tij”, tha ajo.

Në vazhdim të prezantimit të këtyre provave, janë shfaqur edhe pamje në një pompë të derivateve, ku shihen Naim Mueseli dhe Granit Plava.

“Pamjet që po transmetohen janë nga mëngjesi e deri pasdite, ku Granit Plava dhe Naim Murseli rreth orës 16:30 shihen sërish në një pompë. Nga vetura del edhe Granit Plava dhe Naim Murseli, në një moment, shifet se si i akuzuari Naim Murseli i afrohet të akuzuarit Granit Plava dhe diçka i flet dhe shkon në market te pompa e derivateve. Tani do të presim derisa del nga marketi dhe nga ana tjetër Granit Plava mbush derivatetet. Ja Naim Murseli del dhe i afrohet, tani e shohim që Garanit Plava dhe i jep një pije energjike. Granit Plava me siguri po i verifikon gomat dhe shihen së bashku shkojnë, largohen. Bisedojnë me siguri po e marrë me mend se po merren vesh se si ta përfundojnë punën”, tha ajo./Lajmi.net/

 

Pamjet nga takimi i Naim Murselit me Granit Plavën

Liridona me fëmijët e saj