Nis në Speciale seanca e parë ndaj Hysni Gucatit

Në Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës ka nisur seanca kundër kreut të OVL-UÇK, Hysni Gucati.

Lajme

01/10/2020 15:11

Seanca e sotme është informuese dhe Gucatit do t’i lexohen të drejtat e tij si i paraburgosur nga Specialja, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, Gucatit nga Prokurori i rastit do t’i lexohen edhe akuzat që rëndojnë mbi të.

Ndryshe, para Gucatit, në Speciale është paraqitur edhe zëvendësi i tij, Nasim Haradinaj. /Lajmi.net/