Nis mosbindja civile e opozitës dhe bllokohen akset kryesore, Berisha në protestë

Shpopullimi, qeveria teknike, ndalimi i Tik Tok dhe rritja e pensioneve dhe pagave, janë disa nga motivet që kanë nxjerrë sërish sot demokratët në protestën e pestë të mosbindjes civile. Ndryshe nga herët e tjera këtë herë protestës i bashkohet edhe kreu demokrat, Sali Berisha. I zhvendosur te rruga e Elbasanit gazetari i A2 CNN,…

Lajme

23/12/2024 17:28

Shpopullimi, qeveria teknike, ndalimi i Tik Tok dhe rritja e pensioneve dhe pagave, janë disa nga motivet që kanë nxjerrë sërish sot demokratët në protestën e pestë të mosbindjes civile. Ndryshe nga herët e tjera këtë herë protestës i bashkohet edhe kreu demokrat, Sali Berisha.

I zhvendosur te rruga e Elbasanit gazetari i A2 CNN, Anesti Barjamemaj raportoi se në këtë pikë ka një numër të shtuar qytetarësh.

Te Sheshi Wilson protestuesit kanë bllokuar rrethrrotulllimin, pavarësisht se policia ka njoftuar se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale.

Po kështu edhe te Bashkia e Tiranës është paralizuar krejtësisht qarkullimi, raporton A2Cnn.

Edhe këtë herë demokratët janë shpërndarë në 5 pika dhe pritet që tubimi të zgjasë rreth tre orë. Kërkesa edhe në këtë protestë vijon të jetë e njëjtë, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Policia e Shtetit ka reaguar me anë të një deklarate ku bën të ditur se PD ka bërë kërkesë për 3 orë tubim, nga ora 17:00 deri në orën 20:00. Në reagim, policia thekson se garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve. Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni, thekson policia duke sugjeruar ndërkohë rrugë alternative për qytetarët.