Nis mbledhja e ZRRE-së ku pritet të merret vendimi për rritje të çmimit të rrymës për 15 për qind
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka nisur mbledhjen ku pritet të marrë vendim për rritjen e çmimit të rrymës. Arsyet që ZRRE radhiti për propozimin për shtrenjtimin e çmimit të rrymës muajin e kaluar ishin ulja e prodhimit të energjisë, rritja e konsumit dhe varësia e madhe nga importet me çmime të…

Lajme
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka nisur mbledhjen ku pritet të marrë vendim për rritjen e çmimit të rrymës.
Arsyet që ZRRE radhiti për propozimin për shtrenjtimin e çmimit të rrymës muajin e kaluar ishin ulja e prodhimit të energjisë, rritja e konsumit dhe varësia e madhe nga importet me çmime të larta.
Vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15 për qind pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.
RENDI I DITËS
Mbledhja e tretë (III) e Bordit të ZRRE-së
për vitin 2025
- Miratimi i Rendit të Ditës;
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;
- Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OST/OT;
- Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OSSH;
- Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per FSHU;
- Shqyrtimi i Ankesave të Konsumatorëve;
- Të tjera.