Nis mbledhja e PDK-së me vetëm një pikë të rendit të ditës

Ka filluar mbledhja e Partisë Demokratike të Kosovës. Në këtë mbledhje të kryesisë së PDK-së ka vetëm një pikë të rendit të ditë. Mbledhja ka nisur pak më parë ndërsa të pranishëm ishin thuajse të gjithë nga kryesia. Në pikën e vetme të rendi të ditës thuhet “Diskutim rreth aktualitetit politik”. Kryetari i PDK-së, Memli…

Lajme

07/05/2025 15:44

Ka filluar mbledhja e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë mbledhje të kryesisë së PDK-së ka vetëm një pikë të rendit të ditë.

Mbledhja ka nisur pak më parë ndërsa të pranishëm ishin thuajse të gjithë nga kryesia.

Në pikën e vetme të rendi të ditës thuhet “Diskutim rreth aktualitetit politik”.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se pas kësaj mbledhje do të japin edhe përgjigjen e tyre në lidhje me propozimin dhe ftesën që u bëri lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku për një qeveri nacionale të tranzicionit.

Deri sot ftesës së Abdixhikut pozitivisht iu përgjigj vetëm AAK-ja e Ramush Haradinajt./Lajmi.net/