Nis keq sezoni turistik në Shqipëri, mbytet një turist çek

Një tragjedi ka ndodhur sot në zonën e komunës së Postribës në Shkodër.

Lajme

08/05/2015 17:10

Një turist çek ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në lumin Kir. Turisti mësohet se ishte bashkë me të shoqen në një kajak dhe po lundronin mbi lumë, por më pas ai është mbytur.

Bashkëshortja e tij fatmirësisht ka mundur të shpëtojë. Polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të turistit.