Nis hetimi për vdekjen e një gruaje në Rahovec

Një rast i vdekjes po hetohet në Rahovec. Bëhet fjalë për një rast i cili si fillim është raportuar në QKMF në Rahovec, ku personi në fjalë është dërguar pa shenja jete. Vdekjen e viktimës femër e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas dëshmitarit viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj. Në vendngjarje kanë…

Lajme

27/07/2026 11:23

Një rast i vdekjes po hetohet në Rahovec.

Bëhet fjalë për një rast i cili si fillim është raportuar në QKMF në Rahovec, ku personi në fjalë është dërguar pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës femër e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas dëshmitarit viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML./Lajmi.net/