Nis festa në Prishtinë, qytetarët pa shpresë për prosperitet në 2015 (foto-video)

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka nisur atmosferë festive e Vitit të Ri. Por, qytetarët shprehen pesimistë se 2015 do t’u sjell atyre ndonjë të mirë individuale apo si shoqëri.

Lajme

31/12/2014 16:18

Besimi se në Kosovë do të krijohet mundësia për të jetuar si në një vend të zhvilluar evropian, është në rënie.

Kjo të paktën vërehet në bazë të opinioneve të disa qytetarë kalimtarë në sheshet e Prishtinës.

Migrimi ilegal, papunësia e madhe në vend, mosliberalizimi i vizave e ngecja e zhvillimeve të ndryshme në vend, janë ato të cilat kanë shtyrë qytetarët të vijnë deri tek bindja se 2015 nuk do t’u sjellë asgjë.

Madje, njërin nga ata që lajmi.net ka pyetur se ç’pret nga vitit 2015, ka thënë se pikërisht në këtë vit pret të ikë nga vendi, natën, atëherë kur nuk e sheh askush, dhe në çfarëdo forme që do të ketë mundësi.