Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës për rastin “Banjska”
Ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të Prokurorisë Speciale, Halim Behramaj në rastin “Banjska”. Sot është paraparë edhe dëgjimi i dëshmitarit, Rade Nedelkoviq. Deri më tani janë dhënë disa dëshmi në këtë rast nga zyrtarë policorë për këtë sulm terrorist. Nën masa të larta të sigurisë janë sjell në gjykatore të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq…

Lajme
Ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të Prokurorisë Speciale, Halim Behramaj në rastin “Banjska”.
Sot është paraparë edhe dëgjimi i dëshmitarit, Rade Nedelkoviq.
Deri më tani janë dhënë disa dëshmi në këtë rast nga zyrtarë policorë për këtë sulm terrorist.
Nën masa të larta të sigurisë janë sjell në gjykatore të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave.