Nimani: Kurti dhe Osmani po tentojnë ta kthejnë në agjendë elektorale vizitën në SHBA

Artan Nimani nga NismaSocialdemokrate ka vlerësuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti janë duke tentuar ta kapitalizojnë dhe kthejnë në axhendë elektorale vizitën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nimani në Tëvë1 është shprehur kështu pasi sipas tij takimet e të dy krerëve të shtetit në SHBA…

Lajme

29/09/2025 18:18

Artan Nimani nga NismaSocialdemokrate ka vlerësuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti janë duke tentuar ta kapitalizojnë dhe kthejnë në axhendë elektorale vizitën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nimani në Tëvë1 është shprehur kështu pasi sipas tij takimet e të dy krerëve të shtetit në SHBA ishin takime rasti në salla, koridore e hotele me miq e shokë.

“Nuk dua në raport me SHBA-të të kritikoj se unë e them që vetëm shkuarja atje dhe qëndrimi afër miqve dhe partnerëve tanë në këto kohë është shumë domethënës, por jemi në kohë fushate elektorale dhe unë mendoj se që të dy po tentojnë që të kapitalizojnë dhe ta kthejnë në një aghendë elektorale por që nuk është diçka e jashtëzakonshme sepse tekefundit me rëndësi është që ndodhen atje. Nëse i analizon me kujdes takimet që kanë mbajtur, përjashto fotografinë e presidentes me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të tjerat ishin të gjitha takime mes miqve, shokëve ftesa në konsullata takime rasti në koridore, hotele, salla kështu që nuk kishte ndonjë takim përmbajtësor siç jemi mësuar t’i shohim krerët e Kosovës në vizitat në SHBA”, ka thënë ai.