Nikolliq e njeh FAK-un, por jo pavarësinë
Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq, tha sot se Serbia dëshiron që sa më shpejt të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe se është e gatshme të bie dakord për çdo gjë, kur është fjala për negociatat me BE-në. Por sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës është e papranueshme.

Lajme
Presidenti serb gjithashtu theksoi se “ne duhet të flasim për situatën e re në Kosovë”, të tilla si formimi i, siç ka thënë ai “të ashtuquajturave forcave të mbrojtjes në Kosovë”.
Ai citohet të ketë thënë se Kosova nuk është e kërcënuar nga askush dhe për këtë arsye nuk sheh ndonjë nevojë për të bërë ushtri, raporton “Dnevnik.rs”, transmeton “Telegrafi”.
\”Por në qoftë se ju do jeni për të formuar një lloj të forcave të armatosura, popullit serb duhet t\’i jepet pjesëmarrja reciproke, siç është bërë me policinë\”, tha Nikoliç.
Presidenti Nikolic, siç është specifikuar në deklaratë, proteston me forcë vendimin e autoriteteve në Prishtinë se kusht për ushtrimin e të drejtave të votimit në Kosovë është posedimi i dokumentave të identifikimit, të lëshuara nga administrata në Prishtinë, duke deklaruar se kjo është e papranueshme për Serbinë, sepse sipas tij “kjo do të thotë një njohje apriori e pavarësisë”.