Nikoliq kërcënon: Njohja e Kosovës, shkakton luftë civile në Serbi
“Serbia dëshiron të jetë në BE, këtë e dua edhe unë, por Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, shkruan B92.

Lajme
Nikoliq këto komente i ka bërë gjatë një takimi me disa gazetarë gjerman, ku ndër tjera ka thënë se tani mbetet të shihet nëse BE-ja “përkrah këtë qëndrimin tonë në kundërshtim të plotë me dëshirën e BE-së të jemi anëtare e saj”, transmeton lajmi.net.
Nikoliq thotë se ideja për ta njohur Kosovën e përhapur diku në administratat e shteteve të BE-së, mund të nxisë luftë qytetare në Serbi.
“Nuk e di se cilës mendje në administratat europiane i ka ra ndërmend kjo ide. Po nëse Serbia do ta pranonte pavarësinë e Kosovës, do të nxiste luftë qytetare dhe për këtë janë i sigurt”, ka thënë ai.
Nikoliq vlerëson se Serbia ka ardhur në një fazë, kur Evropa do të hapë plotësisht letrat me të, dhe është shprehur i habitur se si dikush në Bruksel e ka humbur durimin.
“Kanë mundur ende të na trajtojnë kështu, kinse janë duke na respektuar”, ka shtuar presidenti serb i cili beson se “ekzistojnë shenja që ata nuk janë duke na respektuar sa duhet”, duke aluduar kështu rreth kërkesave të reja dhe amendamenteve që janë diskutuar gjatë darkës joformale në Bruksel, ku i ftuar ishte kryeministri serb Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës, Isa Mustafa. (lajmi.net)