Nikoliq alarmon: Shumë shpejtë mund të ballafaqohemi me statusin e Kosovës

Çështja e statusit të Kosovës do të ketë një përshpejtim në proces dhe për këtë Serbia duhet të jetë e gatshme.

Lajme

23/12/2014 19:27

Kështu ka thënë Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili ka vlerësuar se kjo temë do t’i shtrohet shumë shpejtë Serbisë në dialogun për anëtarsim në BE.

Ai ka thënë se për këtë arsye, Serbia duhet të ketë gati platformën për t’ju qasur sa më mirë kësaj teme. 

“Me sa më duket do të ketë një përshpejtim të çështjes së statusit të Kosovës. Për këtë, Serbia duhet të jetë e gatshme, e veçanërisht ata të cilët do të jenë të angazhuar që të bisedojnë për këtë temë në Bruksel. Për të mos ikur nga kjo përgjegjësi, unë jam i gatshëm që të bëjë një propozim të kësaj platforme, po ashtu edhe qeveria”, ka thënë Nikoliq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.