Nikki Bella në muajt e parë të shtatzënisë, kështu duket

Nikki Bella është në muajt e parë të shtatzanisë së saj të parë.

ShowBiz

30/01/2020 16:40

Superylli i WWE duket mjaft tërheqëse me barkun e rrumbullakosur, teksa është parë gjatë një shëtitjeje të mërkurën pasdite në Los Angeles, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Ajo ishte në rrugën e saj për të vizituar një mik, teksa paparacët e fotografuan atë.

Është një rastësi  goxha e çmendur , Nikki dhe binjakia  i saj Brie Bella janë të dyja shtatzënë dhe dallimi prej njëra tjetrës është vetëm një javë e gjysmë.

Brie thotë se ajo ishte gjithashtu e tronditur nga shtatzënia e dytë, me burrin e saj Daniel Bryan.

Nikki u fejua në nëntor me ish-partnerin e saj në “Dancing with the stars”, Artem Chivingstev dhe ajo thotë se ata nuk kishin në plan që ajo të mbetej shtatzënë.

Nuk është zbuluar asgjë ende mbi emrat e foshnjës apo gjinisë. /Lajmi.net/