Nikçi: Po e kërkojmë këngëtarin Noizy dhe të përfshirët e tjerë në rrahje, kush do që ka informata na njoftoni
Këngëtari shqiptar Noizy dhe disa persona të tjerë, tri ditë më parë janë përfshirë në një rrahje në një nga diskotekat e Pejës. Në lidhje me rastin ende nuk ka asnjë të arrestuar. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i ka bërë thirrje Noizyt dhe të tjerëve të lajmërohen në Polici ndërsa qytetarëve…
Lajme
Këngëtari shqiptar Noizy dhe disa persona të tjerë, tri ditë më parë janë përfshirë në një rrahje në një nga diskotekat e Pejës.
Në lidhje me rastin ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i ka bërë thirrje Noizyt dhe të tjerëve të lajmërohen në Polici ndërsa qytetarëve iu bën thirrje të njoftojnë Policinë për çdo informatë në lidhje me vendndodhjen e tyre.
“Nuk është paraqitur përkundër premtimeve që ka pas avokati i tij se do të paraqitet, nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese. Përndryshe kërkojmë edhe ndihmën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe ju garantojmë që emri i tyre do të jetë konfidencial nëve na duhen vetëm informata”, ka thënë Nikçi për lajmi.net.
Këtë rast për lajmi.net para tri ditëve e konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 3:37 stacioni policor në Pejë është njoftuar nga spitali rajonal i Pejës se kanë pranuar dy persona të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ka kontaktuar me viktimat dhe të njëjtit kanë deklaruar se deri sa kanë qenë në një diskotekë, janë sulmuar nga persona të panjohur të cilët u kanë shkaktuar lëndime trupore dhe janë larguar në drejtim të panjohur. “Rasti është në fazën e hetimeve dhe nuk mund të japim emra, kanë qenë 7-8 persona që janë përfshirë në rrahje dhe janë të dyshuar por ende është herët për të dhënë konstatime, policia po punon për me i identifiku të dyshuarit. Deri më tash nuk kemi asnjë të arrestuar”, pati thënë Gashi për lajmi.net.