Nicola Orlando takohet me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në një takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë Nicola Orlando me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve mike.

Lajme

08/04/2021 17:31

Orlando në një postim në Twitter ka bërë të ditur se takimi kishte karakter njohës.

“Në vazhdën e takimeve të mia njohëse, sot u prita nga ministri Armend Mehaj. Ne shqyrtuam bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm. Ai vlerësoi rolin historik të Italisë në KFOR dhe unë i urova sukses”, shkruan ai./Lajmi.net/