Nico dhe Xavi kanë dëshira të ndryshme – lojtari mund të largohet

Dëshirat e Xavi Hernandez kanë hasur në kundërshti me dëshirat e Nico Gonzalez.

Sport

07/07/2022 11:41

Mesfushori i Barcelonës, Nico është në mesin e lojtarëve më premtues te klubi.

Megjithatë, konkurrenca e madhe në klub ka bërë që lojtari të mos i ketë minutat maksimale në dispozicion.

‘Mundo Deportivo’ tani shkruan se lojtari nuk dëshiron të jetë zëvendësues dhe dëshiron të shfrytëzojë mundësi të tjera, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, dëshira e Xavi Hernandez është e kundër me lojtarin.

Trajneri i ‘Blaugrana’ dëshiron që lojtari të qëndrojë në ‘Camp Nou’, pasi e sheh si pjesë të rëndësishme.

Mbetet të shihet nëse Xavi do të ketë propozimin e duhur për ta mbajtur lojtarin në skuadër. /Lajmi.net/