Nicki Minaj e ka gati albumin e saj të pestë

Nicki Minaj është në përfundim të albumit të saj të pestë.

ShowBiz

05/02/2019 17:14

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se reperja amerikane Nicki Minaj është në përgatitje të albumit të pestë, shkruan lajmi.net.

Edhe pse momentalisht ajo nuk pranon të flasë për këtë album, përflitet se në të nuk ka vetëm bashkëpunime me këngëtarë të mëdhenj, por gjithashtu edhe “diss-e” për artistë të industrisë. Ajo madje në mënyrë indirekte me anë të një versioni ‘freestyle’ të këngës së saj “Barbie Goin Bad” , Nicki Minaj ka konfirmuar nëpërmjet një strofe se ka gati albumin e saj të 5-të.

Emri i albumit nuk është bërë i ditur akoma./Lajmi.net/

YouTube player