Ngritjet e çmimit të naftës në vend: Ndërhynë ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Industrisë dhe Industrisë ka nxjerrë një vendim që “rregullon” çmimet e naftës dhe të produkteve të saja. Ata thanë se kjo po bëhet për të eleminuar çrregullimet në treg, shkruan lajmi.net. Nga kjo ministry thanë se këtë vendim e kanë marrë duke u bazuar në inspektimet që kanë bërë në teren dhe në…

Lajme

28/07/2023 15:07

Ministria e Industrisë dhe Industrisë ka nxjerrë një vendim që “rregullon” çmimet e naftës dhe të produkteve të saja.

Ata thanë se kjo po bëhet për të eleminuar çrregullimet në treg, shkruan lajmi.net.

Nga kjo ministry thanë se këtë vendim e kanë marrë duke u bazuar në inspektimet që kanë bërë në teren dhe në tregun ndërkombëtarë dhe sipas tyre ka një diskrepancë në çmime.

Shitësit e naftës me shumicë do ti kenë fitim vetëm 2 cent, ndërsa ata me pakicë 12 centë thuhet më tutje në vendimin e kësaj ministrie.

Njoftimi i plotë:

Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Vendimi është bazuar në monitorimin e rregulltë të çmimeve në tregun e produkteve të naftës, evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut, lidhur me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës, me ç’rast është evidentuar një rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror.

Kjo përbën bazë për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse sipas Ligjit Nr.08/L-018 Për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme dhe Udhëzimit Administrativ (QRK) Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.

Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër. Ky vendim hyn në fuqi një (1) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës./Lajmi.net