Ngritet aktakuzë ndaj një personi që përmes Facebook-ut e ka kanosur Kurtin – I tha se do ta privojë nga jeta
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj të pandehurit K.Xh., lidhur me veprën penale “Kanosja”. Sipas aktakuzës, i pandehuri K.Xh., më 22 tetor 2025 me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht…
Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj të pandehurit K.Xh., lidhur me veprën penale “Kanosja”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri K.Xh., më 22 tetor 2025 me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin A.K.
“Gjithashtu, sipas aktakuzës, K.Xh. e ka kanosur të dëmtuarin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privojë nga jeta.Me këtë veprim i pandehuri akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”. Rasti i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special”, ka njoftuar Prokuroria Speciale. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: