Ngrihet akuza ndaj sulmuesit 53-vjeçar mbi tifozët e Liverpool
Policia britanike ka ngritur akuzë ndaj një 53-vjeçari pasi ai futi veturën në një turme tifozësh të Liverpool që po kremtonin titullin e njëzet në Premier Ligës në fillim të kësaj jave. Për pasojë në këtë incident janë lënduar 79 persona, shtatë prej të cilëve vazhdojnë të qëndrojnë për trajtim mjekësor në spital dhe janë…

Sport
Policia britanike ka ngritur akuzë ndaj një 53-vjeçari pasi ai futi veturën në një turme tifozësh të Liverpool që po kremtonin titullin e njëzet në Premier Ligës në fillim të kësaj jave.
Për pasojë në këtë incident janë lënduar 79 persona, shtatë prej të cilëve vazhdojnë të qëndrojnë për trajtim mjekësor në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë, raporton KosovaPress.
Paul Doyle, nga zona West Derby Liverpool, akuzohet për shtatë vepra penale, duke përfshirë drejtim të rrezikshëm të mjetit dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me dashje.
Ai u arrestua të hënën dhe do të paraqitet nesër në Gjykatën e Magjistraturës në Liverpul.
Doyle të hënën në mbrëmje, po ngiste Ford Galaxy me të cilin përplaset me një turmë njerëzish, duke hedhur disa njerëz në ajër dhe duke zvarritur të tjerë nën rrota.
Policia britanike hodhi poshtë mundësinë e një sulmi terrorist, duke thënë se bëhej fjalë për një incident të izoluar.