Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për shitblerje të narkotikëve
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., më njëzet e katër janar dymijë e njëzet e pesë, rreth orës shtatëmbëdhjetë e 50…

Lajme
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., më njëzet e katër janar dymijë e njëzet e pesë, rreth orës shtatëmbëdhjetë e 50 minuta, në fshatin Korishë, komuna e Prizrenit, pa autorizim shpërndanë, substanca narkotike me qëllim të shitjes, shpërndarjes apo ofrimit për shitje, në atë mënyrë që i njëjti bënë shitjen dhe shpërndarjen tek përdorues të substancave narkotike.
“Me datë njëzet e katër janar dymijë e njëzet e pesë, policia pas marrjes së informatave lidhur me të pandehurin, se ishte duke bërë shitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve, vërejnë veturën e markës “Golf 2” e cila futet dhe del nga shtëpia e të pandehurit, të cilën veturë më pas e kontrollojnë, dhe aty arrijnë të gjejnë nën ulësen e shoferit një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë”, dhe më pas rreth orës njëzet e tridhjetë minuta, gjatë zhvillimit të kontrollit nga ana e policisë, i pandehuri merr një qese të substancës narkotike të cilën e fut nën xhaketë dhe arrin të largohet në pjesën malore afër shtëpisë.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të shtëpisë, në dhomën e të pandehurit janë gjetur: një qese me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë prej pesëmbëdhjetë gram, një qese me substancë narkotike e llojit “marihuanë” me peshë prej një – pikë shtatëdhjetë e gjashtë gram, një qese plastike ngjyrë e bardhë brenda saj e një qese ngjyre e zezë e mbushur me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre – pikë shtatëdhjetë e tre gram, të cilat kanë një peshë të përgjithshme prej gjashtëqind – pikë dyzet e nëntë gram.
“Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Në komunikatë thuhet se Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.