Të Infektuar: 1110

Të Shëruar: 843

Të Vdekur: 30

Ngjyrat e fotografive në Instagram ndihmojnë diagnostikimin e depresionit

11:55 | 24 Gusht 2016

Ndriçimi i zbehtë në fotografitë e publikuara mund të tregojë një mendje të trazuar.

Instagram mund të jetë i njohur mirë për fotot e dollive, veshjet në modë dhe thëniet frymëzuese të përdoruesve, shkruan The Independent.

Por në qoftë se shoku apo shoqja juaj publikon shpesh në Instagram fotografi me ngjyra të errëta, ato mund të shfaqin shenja të depresionit, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit AndrewReece i Universitetit Harvard dhe Chris Danforth i Universitetit Vermont, analizuan afër 44.000 fotografi në Instagram nga 166 vullnetarë, të rekrutuar nëpërmjet një shërbimi Amazon të quajtur MTurk, për të identifikuar se çfarë përbën një thirrje e koduar për ndihmë në Instagram.