Ngjarjet tronditëse në Vushtrri, policia kontrollon tri shkolla

Ngjarjet e fundit tronditëse që ndodhën këtyre ditëve në Vushtrri, ka alarmuar komunën. Kryetari Ferit Idrizi, sot njoftoi se policia ka kryer disa kontrolle në tre shkolla, përfshirë Shkollën e Mesme Teknike, “Lutfi Musiqi”, Shkollën e Mesme Profesionale “Bahri Haxha” dhe Gjimnazin “Eqrem Çabej”. Idrizi tha se kontrollet janë realizuar me qëllim të verifikimit të…

Lajme

26/03/2025 18:56

Ngjarjet e fundit tronditëse që ndodhën këtyre ditëve në Vushtrri, ka alarmuar komunën.

Kryetari Ferit Idrizi, sot njoftoi se policia ka kryer disa kontrolle në tre shkolla, përfshirë Shkollën e Mesme Teknike, “Lutfi Musiqi”, Shkollën e Mesme Profesionale “Bahri Haxha” dhe Gjimnazin “Eqrem Çabej”.

Idrizi tha se kontrollet janë realizuar me qëllim të verifikimit të sigurisë dhe për t’u siguruar që nuk kishte asnjë kërcënim të mundshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ai theksoi se gjatë këtyre kontrolleve, nuk është hasur asgjë e dyshimtë.

Kujtojmë se ditën e djeshme është mbajtur mbledhja urgjente e Këshillit për Siguri në Bashkësi në Komunën e Vushtrrisë.

Të dielën e kaluar, në Vushtrri u vra 19 vjeçari Ardit Zymeri.

Për këtë rast, si i dyshuar është arrestuar bashkmoshatari i tij, Bleron Dibrani.

Dibrani gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer vepren.

Po ashtu komuna e Vushtrrisë, u trondit edhe nga një vrasje tjetër të hënën e 24 marsit.

Nexhmie Haradini, 42 vjeçare u vra nga Arsim Morina, i cili më pas u vetëvra.