Ngjarjet që nuk duhet t’i humbin në dhjetor adhuruesit e pamjeve të qiellit

Nëse shikoni qiellin vazhdimisht, do të kuptoni se në stinë të ndryshme të vitit do të shihni konstelacione të ndryshme yjore.

Fun

06/12/2018 22:44

Kjo, për shkak të lëvizjes së Tokës në orbitën e saj rreth diellit, duke bërë diferencim në shpeshtësinë e shfaqjes së tyre në qiell – mund të ndodh që përgjatë verës yjet të shfaqen më shpesh, e krejt e kundërta në dimër, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, muaji dhjetor mund të jetë një ndër muajt më atraktiv dhe më të preferuarit për personat që kanë një pasion të veçantë kundrejt pamjeve qiellore përgjatë natës.

Meteorët “Geminid”

Si datë e parë, e cila nuk duhet humbur nga ju, është shfaqja e meteoreve “Geminid”, të cilët lëshohen në qiell sikur të ishin reshje shiu. Një ngjarje e tillë është parashikuar të ndodh në 13 dhjetor të këtij viti.

Kometa “46P/Wirtanen

Kjo kometë do të jetë ndër 10 trupat qiellor që iu kanë afruar më së shumti Tokës. Kometa është cilësuar si një ndër më të ndritshmet dhe është thënë se pasionantët e qiellit mund ta shohin atë me sy të lirë. Diçka e tillë thuhet të ndodh më 16 dhjetor.

Solstici vjetor

Solstici përgjatë muajit dhjetor njihet si dita më e shkurtë në vit, si dhe nata më e errët njëkohësisht. Ngjarja zakonisht supozohet të ndodh më 21 dhjetor/Lajmi.net/