​Ngjarjet ndërkombëtare sportive sjellin edhe përfitime ekonomike në Kosovë

Vitin e kaluar për herë të parë në Kosovë u organizuan pesë ngjarje ndërkombëtare në sportin e basketbollit. Këto evente kishin ndikim sportiv, ekonomik, social dhe organizativ. Një raport i detajuar i FBK-së tregon për ndikimin që kishin pesë këto ngjarje në vendin tonë. Përfitimi nga 5 ngjarjet ndërkombëtare të organizuara gjatë verës FIBA 3×3…

Sport

05/02/2025 08:36

Vitin e kaluar për herë të parë në Kosovë u organizuan pesë ngjarje ndërkombëtare në sportin e basketbollit. Këto evente kishin ndikim sportiv, ekonomik, social dhe organizativ.

Një raport i detajuar i FBK-së tregon për ndikimin që kishin pesë këto ngjarje në vendin tonë.

Përfitimi nga 5 ngjarjet ndërkombëtare të organizuara gjatë verës

FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier (8/9 qershor 2024)

FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla (25-30 qershor 2024)

FIBA 3×3 Women’s Series (18/19 korrik 2024)

FIBA 3×3 Challenger Prishtina (20/21 korrik 2024)

FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni C – Femrat (23-28 korrik 2024)

Raporti përfshin ndikimin nga 112 ndeshje të zhvilluara, ku kishte 8,654 shikues.

Këto gara kishin ndikim të dukshëm në zhvillimin sportiv, në ekonomi dhe në rritjen e imazhit të Kosovës si organizatore.

Ndikimi Sportiv

73% e pjesëmarrësve vlerësuan cilësinë e garave si të lartë ose shumë të lartë.

59% e ekipeve raportuan përmirësime në performancë, veçanërisht në bashkëpunim dhe kohezion.

Infrastrukturë e përmirësuar, megjithëse ka hapësirë për zhvillim.

Ndikimi Ekonomik

Shpenzime direkte: 269,129.80 €.

Shpenzime indirekte: 150,741.26 €.

Kontributi total në ekonomi: 419,871.06 €.

Sektorët kryesorë të përfituar: turizmi, shërbimet dhe transporti.

Ndikimi Social

52% e pjesëmarrësve u motivuan për të marrë pjesë në aktivitete sportive.

Pjesëmarrja e audiencës u dominua nga grupmoshat 18-34 vjeç.

Rritje e ndjenjës së krenarisë kombëtare mes qytetarëve.

Angazhimi në rrjete sociale

Gjatë periudhës së monitorimit, Instagrami shënoi angazhimin më të lartë me 26,579 ndërveprime nga 137 postime, pasuar nga Facebook me 12,549 angazhime nga 473 postime.

Shpallja e Kosovës kampione në FIBA U18 Women’s EuroBasket, Divizioni C, më 28 korrik 2024, shënoi kulmin e angazhimit me një numër të madh reagimesh dhe ndërveprimesh, duke arritur një pikë kulminante të angazhimit ditor, përmes 33 artikujsh dhe postimesh.