Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme.

Lajme

21/08/2020 07:30

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari do të bëjnë përurimin e rifillimit të punimeve për përfundimin e projektit të Memorialit të Martirëve në Korishë. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 09:20)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Lëvizja Studentore për STUDIM – KRITIKË – VEPRIM, mban aksion simbolik. (Pranë Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ora 12:00)

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mban konferencë për medie. (Zyrat e AKK-së, ora 13:00).