Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë
Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme.

Lajme
Përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Shëndetësisë takohen me Kryetarin e Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj (Objekti i Odës Ekonomike, Prishtinë, ora 10:00)
Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë, mbështesin protestën e paralajmëruar nga banorët dhe bizneset e rrugës “Nënë Tereza”, në kundërshtim ndaj fillimit të punimeve nga qeverisja lokale për zgjerimin e kësaj rruge. (Rruga “Nënë Tereza”, Gjakovë, ora 10:30)
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton Raportin vjetor nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2019, i ftuar Drejtori i Agjencisë. (Kuvendi i Kosovës, Salla N10, ora 11:00)
Nisin punimet për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës “Nënë Tereza” në qendër të qytetit të Gjakovës. Prezent edhe kryetari i Komunës Ardian Gjini. (Rruga “Nënë Tereza”, ora 11:00)
Nisma Socialdemokrate mban konferencë për medie (Selia Qendrore, Prishtinë, ora 14:00)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), lanson Pasqyrën e Performancës në ueb faqen e KGjK-së. (Ngjarja transmetohet drejtpërdrejtë në faqet e Facebook-ut të KGjK-së dhe USAID-it në Kosovë, ora 14:00). /Lajmi.net/