Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë
Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme.
Lajme
Mbahet protestë e prindërve kundër vendimit të kryetarit të komunës së Vitisë. (Shkolla fillore e fshatit Koretin, ora 8:00)
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj takon të gjithë njerëzit vullnet mirë për të organizuar mbledhjen e ndihmës së nevojshme për shërimin e Erion Haxhnikaj. (Komuna e Deçanit, ora 08:30)
Mbahet sesioni informues për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, e cila do të organizohet nga zyra për komunikim publik e zyrës së kryeministrit. (Hotel International Pristina, ora 9:00-13:00)
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, organizon tryezë lidhur me taksën 100 përqind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. (Hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)
Kostituohet komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
Konstituohet komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)
Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës nis zbatimin e dy vendimeve për rrënim. (Rruga “Musa Tolaj”, Lakrishte, ora 10:00)
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, lanëson projektin strukturor Erasmus + “Ngritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë (ResearchCult)”. (MAShT, kati 5, salla 2, ora 10:00)
Demokraci Plus (D+) organizon tryezën ku do të diskutohet mbi dyfishimin e pozitave të nëpunëse civil si rezultat i ristrukturimit të Qeverisë nga 21 në 15 ministri. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00).