Ngjarje tragjike në Prizren- babai vret vajzën 15 vjeçare ther me thikë edhe gruan dhe vajzën tjetër 10 vjeç
Një ngjarje tejet tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit. Një person i dyshimtë ka therur për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare. Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyci. “Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në…

Lajme
Një ngjarje tejet tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit.
Një person i dyshimtë ka therur për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyci.
“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.
Sipas tij, dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij dhe dy vajzat.
Gjithashtu sipas Bytycit, vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
I dyshuari është arrestuar.
Po ashtu u theksua se i dyshuari dhe viktimat kanë shtetësi turke./Lajmi.net/