Storie inspiruese, modeli dhe 25 familjarët e tij shurdhë-memecë… (Video)
Nyle DiMarco është modeli i njohur i cili përveç se ka një histori të dhimshme pas vetes, ai është edhe një storie suksesi në vete.

ShowBiz
Përmes njëdokumentari të përgatitur nga Al Jazeera, modeli zbulon historinë e tij se si lindi i shurdhër dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me të, shkruan lajmi.net.
Edhe pse u lind i shurdhër, kjo gjë nuk e ka ndalur Nyle që të realizojë karrierë të suksesshme si aktivist dhe model.
Ai për Al Jazeera tha se ka shumë njerëz të shurdhër të cilët nuk e dinë se kanë shkallë të lartë inteligjence dhe mund të bëjnë shumë punë njëherazi.
Nyle DiMarco ka lindur në një familje shurdhë-memecësh, mbi 25 anëtarë të familjes së tij janë të tillë si ai, madje vëllai i tij është DJ.
Vetëm 10% e të shurdhërve e kanë atë trashëgim nga prindërit, kurse 90% e tyre lindin prej prindërve që dëgjojnë mirë.
Po ashtu, në dokumentar tregohet se vetëm 25% e prindërve, fëmijët e të cilëve janë të tillë përdorin gjuhën e shenjave.
Modeli po lufton që të gjithë fëmijët e shurdhër ta mësojnë gjuhën e shenjave, madje ai ka hapur edhe një fondacion me të cilin do të tentojë që të gjithë fëmijët mbi moshën 5 vjeçe ta mësojnë gjuhën e shenjave.
“E vetmja mënyrë që ju të keni sukses në jetë është duke mos u dorëzuar kurrë” thotë DiMarco në mesazhin e tij. /Lajmi.net/