Ngjarje dashurie përmes vallëzimit (Video)
Sam Smith e kishte pranuar të vërtetën për baladën e tij të popullarizuar “Stay with me”. Ai kishte thënë se kjo këngë dashurie nuk i është dedikuar dikujt në veçanti, por se kjo është një këngë për vetminë që e ndjente ai pas një nate me pasion.
Fun
“Kjo këngë është për mëngjesin e një nate të bukur dhe se si ju nuk dëshironi që personi të largohet”, thotë ai.
Por, Emilio Dosal ka një interpretim të ndryshëm të këngës, dhe këtë interpretim ai e bënë përmes lëvizjeve me partneren e tij Kelesy Landers, transmeton Lajmi.net.
“Kjo video është thjeshtë për dashurinë”, tha Emilio në videon e postuar në YouTube. “Vështirësitë dhe vendimet që ju i bëni kur jeni të dashuruar që ndikojnë në jetën tuaj”.
Emilio dhe Kelsey e krijuan këtë koreografi për këtë tregim që flet për dy miq të mirë – njëri prej të cilëve dëshiron që marrëdhënia e tyre të jetë më shumë se shoqëri.
Shikojeni koreografinë e tyre të bukur: