Ngjarja tragjike në Vjenë, flet familjari i Asllan Musliut: Ka qenë në UÇK e TMK, ka lënë pas gruan e vajzën 7 vjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Vjenë, ku tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi. Viktimat që humbën jetë në kryeqytetin e Austrisë janë  Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref Zekaj. Lidhur me këtë ka folur Erkan Destani, familjar i Asllan Musliut. Destani për Kosova…

Lajme

18/03/2026 12:32

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Vjenë, ku tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi. Viktimat që humbën jetë në kryeqytetin e Austrisë janë  Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref Zekaj.

Lidhur me këtë ka folur Erkan Destani, familjar i Asllan Musliut.

Destani për Kosova Live, në T7 ka bërë të ditur se viktima kishte shërbyer edhe si pjesëtar i UÇK’së e më pas kishte punuar edhe në TMK.

Destani po ashtu ka bërë të ditur se Musliu ka qenë jashtë vendit për më shumë se 20 vite, dhe se ai ka lënë pas vetes gruan dhe një vajzë.

‘’Ne si familjar e pritem më shumë dhimbje. Informacionet që kemi deri tani, janë duke u kryer ekspertizat e nevojshme nga ana e policisë austriake dhe zjarrfikëseve. Pra, në bazë të informatave një shtyllë betoni, që e mbanë betonin ka rënë nga kati i lartë i ndërtesës dhe ka marrë me vete edhe viktimat tëposhtë. I ndjeri ka qenë i moshës 49 vjeçare. Ka shërbyer si pjesëtar i UÇK’së, pas luftës si rreshter në TMK ka punuar. Pastaj që 20 e sa vite është në gurbet. Ka qenë i martuar, e ka lënë gruan dhe një vajzë 7 vjeçare. Për momentin është e dhimbshme. Janë në kontakt me ambasadën e Kosovës për procedurat e mëtejshme’’, ka thënë ai për T7.