Ngjarja tragjike në Pestovë, konfirmohet që viktima nuk është polic

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Pestovë të Vushtrrisë. Sipas burimeve të lajmi.net, një person është goditur për vdekje. Indikacionet e para ishin që viktima ishte polic, pasi sipas pamjeve që po qarkullojnë, kufoma shihet i mbuluar me jelek të Policisë së Kosovës. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me Avni Zahitin,…

Lajme

19/03/2026 21:38

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Pestovë të Vushtrrisë.

Sipas burimeve të lajmi.net, një person është goditur për vdekje.

Indikacionet e para ishin që viktima ishte polic, pasi sipas pamjeve që po qarkullojnë, kufoma shihet i mbuluar me jelek të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me Avni Zahitin, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Ai në një përgjigje shkurt e konfirmoi që s’ka polic të përfshirë në këtë rast. /lajmi.net/