Ngjarja nga Apple caktohet për 9 shtator

Një raport i ri pretendon se Apple ka caktuar 9 shtatorin si datë për zbulimin e pajisjeve të reja.

Auto & Tek

07/08/2014 21:40

Kjo do të thotë se Apple do të mund ta zbulojë më herët celularin iPhone 6.

Lajmet për ngjarjen u zbuluan nga Recode, e cila kishte raportuar edhe më herët për ngjarjet që Apple i caktonte.

Raporti gjithashtu i largon të gjitha thashethemet e tjera që thonin se të paktën një version i iPhone gjoja më i madh do të vonohet deri në vitin tjetër, duke pretenduar se të dy pajisjet 4.7 dhe 5.5 inç që veprojnë me një procesorë A8, do të zbulohen.

Kështu që nëse jeni duke menduar të merrni një iPhone të ri, ju me siguri që do të doni të prisni edhe disa javë.