Ngërçi politik dhe emigrimi masiv e la Kosovën pa liberalizim të vizave
Shefi i sektorit të politikës, ekonomisë dhe integrimit evropian në Zyrën e Bashkimin Evropian, Thomas Gnocchi ka thënë se Kosova po hyn në fazën përfundimtare sa i përket liberalizimit të vizave.

Lajme
Shefi i sektorit të politikës, ekonomisë dhe integrimit evropian në Zyrën e Bashkimin Evropian, Thomas Gnocchi ka thënë se Kosova po hyn në fazën përfundimtare sa i përket liberalizimit të vizave.
Me këtë rast, zyrtari evropian ka thënë se kriza gjashtëmujore politike si dhe ajo e migrimit ilegal kanë ndikuar shumë negativisht sa i përket udhëtimit të kosovarëve në vendet e BE-së pa viza, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, pritet që Qeveria e Kosovës të dorëzojë raportin e fundit të përmbushjes së kritereve nga udhërrëfyesi për vizat dhe tek pas kësaj një grup ekspertësh evropian do të studiojnë se a i ka mbushur kriteret apo jo.
Këto komente, Gnocchi i bëri në tryezën “Procesi i liberalizimit të vizave në Kosovë: Ku jemi? organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
