Ngërçi në Kuvend, Kadrijaj: Gjykatës Kushtetuese i kam kërkuar që lënda të trajtohet me urgjencë
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka bërë me dije se kur e ka dorëzuar në Kushtetuese lëndën për ngërçin e kuvendit ka kërkuar që ajo të trajtohet me urgjencë. Ajo është shprehur optimiste së Kushtetuesja do t`i jap zgjidhje kësaj çështje. “Kur e kam dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese kam kërkuar që të trajtohet me…

Lajme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka bërë me dije se kur e ka dorëzuar në Kushtetuese lëndën për ngërçin e kuvendit ka kërkuar që ajo të trajtohet me urgjencë.
Ajo është shprehur optimiste së Kushtetuesja do t`i jap zgjidhje kësaj çështje.
“Kur e kam dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese kam kërkuar që të trajtohet me urgjencë lënda për shkak të bllokadës politike. Ndoshta është një rast unik që gjykata mundet me i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje edhe për punën e trajtimit apo kohëzgjatjes së sa një parti politike ka të drejtë ta shfrytëzojë të drejtën e kandidimit të një kandidati edhe nëse nuk i merr votat, sepse mundet në pafundësi të bëjë bllokata të tilla. Kryeparlamentari votohet me një marrëveshje politike, me një koalicion politik. Asnjëherë nuk ka ndodh që kryetarin e kuvendit ta votojnë partitë e tjera që nuk kanë një marrëveshje politike”, ka thënë ajo për RTV21.
Ajo ka vlerësuar se veprimet e VV-së nuk kanë sens.
“Nuk e kemi obligim ne me votu asnjë kandidat. Por, megjithatë ne e kemi dhënë një alteranativë për hirë të Kosovës dhe jo të LVV-së që të dalim nga bllokada politike. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese shpejtë të kthej një përgjigje. Por, shpresojmë se do i trajtoj me seriozitet çështjet ku kemi ngelë. Nuk i gjykoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse ne i respektojmë, por ndoshta ta precizoj një afat kohorë sikurse është për formimin e Qeverisë”, është shprehur ajo.