“Ngela shtatzënë nga miku i ngushtë i të dashurit ndërsa isha e pirë, nuk di ç’të bëj”

Të qenit i/e pirë, jo çdoherë mund të kesh kontrollin mbi vete.

Lifestyle

28/02/2019 21:24

E jashtë kontrollit i doli situata edhe një vajze 21-vjeçare, identiteti i së cilës ka mbetur anonim, e cila ka ndarë ngjarjen me mikun e ngushtë të të dashurit të saj për ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.

Në rrëfimin e saj, vajza fantome tregon se si rezultat i të qenit e pirë, ka përfunduar në shtrat me personin më të afërt të dashurit të saj.

Si pasojë, ajo ka ngelur shtatzënë dhe ka kërkuar ndihmën e psikologes së tabloidit britanez ‘The Sun’.

“Ndjehesha e vetmuar, sepse i dashuri im ishte larg, kështu që e ftova mikun në banesën tonë”, rrëfen ngjarjen vajza anonime.

Kështu, sipas saj, gjërat kishin filluar të nxeheshin pas disa gotave verë dhe ata të dy përfunduan duke bërë seks dy herë, gjë që ditë më vonë rezultonte se vajza anonime kishte ngelur shtatzënë.

Ajo ka vendosur që ta abortojë fëmijën, pa i treguar të dashurit të saj. /Lajmi.net/