Ngecin negociatat mes Bayern dhe Gnabry

Serge Gnabry nuk është i bindur nga propozimet e Bayern Munich për kontratën e re.

Sport

05/02/2022 11:21

Sulmuesi gjerman duket se nuk është i vendosur akoma që të rinovojë kontratën e tij për qëndrimin në ‘Allianz Arena’.

‘Sky Germany’ bën të ditur se negociatat mes Gnabry dhe Bayern kanë dështuar të gjejnë pajtueshmërinë, trasnmeton lajmi.net. Këto negociata po vazhdojnë tash e disa muaj.

Kontrata aktuale e Gnabry me bavarezët skadon në vitin 2023.

Mësohet se kampionët e Bundesliga nuk duan të paguajnë anësorin aq sa ai mund të fitojë diku tjetër.

Gnabry dëshiron një rritje në pagë pasi ai fiton më pak sesa emra si Kingsley Coman dhe Leroy Sane.

Real Madrid, Barcelona, Man United e Liverpool po presin për vendimin e Gnabry, në mënyrë që të bëjnë lëvizjet e tyre. /Lajmi.net/