Ngecin bisedimet për rinovim në mes Leaos dhe Milan

Kanë ngecur bisedimet në mes Rafael Leaos dhe gjigantit italian Milan.

Sport

28/04/2022 22:10

Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024, por gjiganti italian dëshiron ta mbajë më gjatë në ekip.

Kjo pasi, anësori i majtë po shihet si një lojtar mjaft premtues për të ardhmen.

Bisedimet për rinovim si duket kanë ngecur, pasi lojtari ka kërkuar një rritje të pagës, raporton ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net.

Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes ka paralajmëruar Milanin se një ekip nga Anglia është i interesuar për shërbimet e portugezit dhe kanë ofruar 70 milionë euro për të.

Mbetet të shihet nëse gjiganti italian do t`ia plotëson kërkesat 22 vjeçarit, apo do ta lënë të lirë të largohet./Lajmi.net/