Ngecin bisedimet mes Chelsea dhe Abraham – lojtari kërkon pagë të majme

Chelsea dhe Tammy Abraham nuk do ta kenë të lehtë të pajtohen për kontratën e re.

Sport

30/12/2019 18:16

Abraham ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Premierligë, me Chelsea, duke qenë në mesin e realizatorëve më të mirë deri më tani.

Ylli në rritje i Chelsea është prioritet i skuadrës, dhe tashmë me të po bisedohet për rinovim kontrate.

Por, bisedimet kanë ngecur, pas kërkesave të Abraham për pagën, transmeton lajmi.net.

Tammy kërkon një pagë që do të barazonte atë të Callum Hudson Hodoi.

Hudson Odoi paguhet 180 mijë funte në javë, shifër kjo që kërkohet edhe nga Tammy Abraham. /Lajmi.net/