‘Ngec’ divorci, Brad Pitt kërkon kujdestarinë e përbashkët të 6 fëmijëve me Angelinën

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt do të kërkojë kujdestarinë e përbashkët fizike dhe ligjore të 6 fëmijëve të tyre.

ShowBiz

05/11/2016 11:38

Kërkesa e tij ndryshon nga ajo e Jolie, e cila më 19 shtatorin e kaluar kërkoi kujdestarinë e plotë për vete, me disa të drejta vizite të përfshira për ish-bashkëshortin e saj.

Është pikërisht kjo, kujdestaria e Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne një nga çështjet për të cilat 2-shja hollivudiane ka ‘ngecur’ në negociatat e divorcit për disa javë rresht.

“Fëmijët janë gjëja më e rëndësishme për Angelinën. Ajo ka ndenjur në shtëpi çdo ditë duke i ndihmuar, duke i mbështetur dhe ka lënë mënjanë gjithçka tjetër, edhe punën.” – shprehet një burim shumë afër aktores.

Pavarësisht kësaj, është Pitt ai që insiston se është e drejta e tij për t’u kujdesur për fëmijët njësoj si Angelina, gjë që i ka lënë gjërat ende pezull, situatë e cila përkthehet si e trishtë nga njerëz që qëndrojnë afër 2 aktorëve. /Blitz