Punëtori i bufesë ngacmoi seksualisht një të mitur në shkollën fillore në Gjakovë- Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit

Një vajzë e mitur ka qenë cak i një ngacmimi seksual dje në Gjakovë Rasti ka ndodhur në shkollën “Mallzum Këpuska”. Sipas informacioneve zyrtare të policisë e mitura ishte ngacmuari nga një person i rritur, i cili punon në bufenë e shkollës. Ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Në lidhje me rastin,…

Lajme

28/03/2025 15:05

Një vajzë e mitur ka qenë cak i një ngacmimi seksual dje në Gjakovë

Rasti ka ndodhur në shkollën “Mallzum Këpuska”.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë e mitura ishte ngacmuari nga një person i rritur, i cili punon në bufenë e shkollës.

Ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin, Prokuroria Themelore në Gjakovë sot ka kërkuar caktimin e masës ë paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Rasti në fjalë u raportua dje ku thuhet se e mitura , transmeton lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet D.Ll., ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025 në Gjakovë, saktësisht në Shkollën Fillore të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës/e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale Ngacmimi Seksual nga neni 183 par. 4, lidhur me par.1 të KPRK-së.