Ngacmoi seksualisht 2 gjimnaziste, ndalohet drejtori i shkollës së mesme në Berat

Policia e Beratit ka ndaluar drejtorin e shkollës së mesme "Babë Dudë Karbunara", Yzedin Hajdari, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të tij.

Lajme

25/05/2017 09:30

Policia e Shtetit njoftoi se më datë 24.05.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë ndalimi i Y.H 59 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i një shkolle të mesme, pasi dyshohet se në zyrën e tij ka ngacmuar seksualisht 2 nxënëse të shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale  ‘’Ngacmim seksual’’ dhe ‘’Shpërdorim i detyrës’’, parashikuar nga nenet 108/a/2 dhe 248 të Kodit Penal.